Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se problemet LDK-LVV filluan qysh në Samitin e Mynihut.
Mollliqaj thotë se anashkalimi i Kurtit në Mynih ishte moment vendimtar kur ky i fundit vendosi që të mos largojë taksën dhe te mos pranojë dialogun para zgjedhjeve në Serbi.
Ai për RTV Dukagjinin thotë se shkuarja e Qeverisë Kurti ka qenë e pashmangshme.
Të gjithë do të shohin se Kurti paraqet rrezik për Kosovën për shkak të bindjeve të tij politike”.
Molliqaj thotë se në situatën e krijuar nuk do të ketë vend për një qeveri Kurti 2.
“Në bazë të informatave që kam shkarkimi i Kurtit do të ndodh brenda kësaj jave. Pas shkarkimit të tij rruga e duhur besoj se do të ishin zgjedhjet”.
I pari i PSD-së thotë se Kurti po shpikë armiq të brendshëm e të jashtëm kundër tij.
“Kurti shpalli Thaçin armik të jashtëm, ndërsa Veliun, armik të brendshëm”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...