Dy lojtarët e PSG-së, kapiteni Thiago Silva dhe sulmuesi, Neymar janë rikthyer në Brazil për shkak të koronavirusit.
Pasi Ligue 1 është ndaluar dhe e tërë Franca është duke u kontrolluar, dy brazilianët kanë vendosur të rikthehen në Brazil derisa situata të rregullohet, transmeton portali arbresh.info.

Neymar në fillim të javës la shtëpinë e tij në Yvelines dhe iu bashkua familjes që jetojnë në Amerikën e Jugut, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Silva dy ditë më parë.
Sipas La Parisien, PSG ka dështuar t’i mbajë lojtarët e sajë, pavarësisht që iu ka vënë program individual gjatë kësaj ndërprerje./arbresh.info.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së