Në hovin e epidemisë bartja çdo ditë e stolive është e keqe për shëndetin dhe higjienën tuaj, ka treguar një studim
Hulumtimi i bërë në Universitetin e Gjeorgjisë, ka treguar që personat të cilët bartin stoli nuk munden të mbajnë mirë higjienën, sepse lëkura nën stoli mbetet e mbrojtur nga dezinfektimi dhe bëhet vend ideal për zhvillim të baktereve.
Veç kësaj, kanë konstatuar që personat të cilët nuk bartin unaza më mirë i lajnë duart e tyre se ata të cilët e bartin këtë stoli.
Mjeti i dezinfektimit gjithashtu është më pak efikas për shkak të stolisë.
Hulumtimi i mëparshëm ka treguar që personat të cilët bartin unaza, pas përdorimit të mjeteve dezinfektuese, kanë më shumë baktere në duar, se ata të cilët nuk e bartin këtë stoli.
Mirëpo, duhet të dini që nuk është e mjaftueshme vetëm të hiqet stolia gjatë kohës së larjes dhe dezinfektimit të duarve.
“Nëse stolia juaj është e infektuar me baktere dhe ju vetëm e ktheni në gisht pas larjes së duarve, duart tuaja sërish do të jenë të infektuara”,…
“Nëse nuk do ta dezinfektoni stolinë tuaj, atëherë as mos e hiqni dhe sërish ta vini”.
Megjithatë, nëse nuk dëshironi ta hiqni stolinë tuaj, ekspertët rekomandojnë që gjatë larjes së duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë lani edhe stolinë në mënyrë që të jeni të sigurt që e keni dezinfektuar nga të gjitha bakteret.
Mirëpo, assesi mos e lani me mjet dezinfektues, sepse do ta shkatërroni. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...