Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai.
“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri Haki Abazi doli kundër këtij dekreti të Thaçit, kurse nga LDK’ja reagoi ministri Agim Veliu i cili tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...