Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka thënë në se do të krijohet një karantinë e vecantë për të gjithë ata që kthehen, ku do të qëndrojnë së paku 14 ditë.
Ai ka thënë po ashtu se ministri i Punëve të Jashtme po bën punë të madhe që të mos ketë nevojë që të kemi prej atyre që kthehen, por do të mundësohet kthimi ër ata që duhet doemos.
Abdixhiku ka bërë thirrje që të mos kemi dyndje nëpër parqe nacionale, pasi që Qeveria do të detyrohet të mbyllë ato.
‘’Ministria e Shëndetësisë ka bërë rekomandim dhe Qeveria do të marrë vendim që ata që kthehen të futen në një karantinë të vecantë. Këto vendime janë të mbyllura dhe nuk janë të hapura për diskutim. Duhet të merren masa që qytetarët të mos bëjnë panik. Kemi rezerva të mos bëhet panik për ushqime’’, thotë ai. /Express/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...