Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar në Kosovë për shkak të virusit Koronavirusit ka shqetësuar edhe të burgosurit që gjenden prapa grilave në burgjet e Kosovës.
Ndonëse të izoluar brenda mureve ata mund të jenë më të sigurte nga marrja e infeksionit, por, qëndrimi pranë familjeve në këto ditë krize shihet si zgjidhje më e mirë për ta.
Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon nga presidenti i Kosovës që të liroj nga dënimi mbi 200 të burgosur.
Në një interviste për portalin arbresh.info, Behxhet thotë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet t’i fal një kategori të burgosurve në këto ditë krize.
“Ne i kërkojmë të lirohet një numër i madh i të burgosurve, nga 180 sa janë aktualisht në burgje nëse lirohet 250 deri 300 nuk rrezikohet gjendja e sigurisë”, thotë ai.
Sipas tij edhe të burgosurit janë të rrezikuar të infektohen nga virusi Covid-19.
“Të burgosurit po e ndien vetën të pasigurtë nga stafi që punojnë më persona të dënuar të cilët ndoshta mund të vijnë nga vendet e infektuara dhe të sjellin virusin brenda”, thotë ai.
Për më shumë ndiqeni intervistën.
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...