Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.
Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.
Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si: kollë, ethe, temperaturë.
Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.
Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...