Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), Shqipëria ka vendosur që ndalojë të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale ka njoftuar se “Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton se duke filluar nga data 16 mars, ora 23:59, ndalohet të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”.
Më herët është vendosur pezullimi i të gjitha fluturimeve dhe linjave të transportit detar, nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, ndërsa ky vendim prek vetëm transportin e pasagjerëve, pasi do të vijojnë lundrimet e anijeve tregtare dhe fluturimet e avionëve të mallrave.
Në kuadër të masave është vendosur që të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë, ndërsa kufiri tokësor do të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave.
Kujtojmë se në Shqipëri është rritur në 51 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), me konfirmimin edhe të 9 rasteve të reja, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Një 73-vjeçare humbi jetën më 11 mars në Shqipëri, e cila ishte e konfirmuar si paciente e prekur me koronavirusin e ri, duke shënuar viktimën e parë në vend nga COVID-19.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...