Virgil van Dijk thotë se ai do të “dëshpërohej” nëse përhapja e koronavirusit ndalë tifozët e Liverpool të shikojnë skuadrën të fitojë titullin e ligës për herë të parë në 30 vjet.
Premierliga është pezulluar deri më 4 prill me Liverpool që është 25 pikë diferencë në krye të tabelës.
Përkundër pasigurisë se si, apo nëse, sezoni do të përfundojë, Van Dijk është zotuar të sjellë titullin për tifozët e Liverpool, përcjell lajmi.net.
Ai u tha gazetave holandeze: “Nëse do ta fitonim atë në një stadium të zbrazët dhe tifozët nuk do të ishin atje, unë do të dëshpërohesha për ta”.
“Natyrisht, nëse nuk ka tifozë në Anfield, atëherë do të jetë një goditje e fortë – askush nuk dëshiron të luajë ndeshje pa tifozë”.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...