Zëvendës Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një postim përmes të cilit ka kërkuar heqjen e taksës.
“Taksa duhet të hiqet sot, menjëherë”, ka shkruar Hoti.
Po ashtu Hoti ka thënë që vëmendja duhet të jetë në situatën e krijuar nga Covid-19 e jo në lojëra politike.
Postimi i Plotë:
Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë. Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...
Jaka nga IKD: Pas rinumërimit, integriteti i deputetëve të r...
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sot Prishti...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...