Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:20, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasoj e dhunës, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Pejës.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër K. Viktima kishte pësuar lëndim edhe të njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën e Istogut dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...