Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme me rend dite: Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk mjaftojnë 10 milionë euro për ta luftuar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.
“Seanca e sotme do të kishte kuptim sikur të mbledhshim këtu për emergjencën e krijuar me koronavirusin. Tashmë e dimë se janë tre raste dhe e dimë se do të ketë edhe konfirmime tjera. Qeveria sot vetëm një prioritet duhet ta ketë – parandalimin e koronavirusit”.
“Sokol Haliti ka thënë se kemi nevojë për ndihmë nga niveli Qendror. Ai tha se qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe koordinim. Unë besoj që këtë kryetar duhet ta merrni seriozisht sepse deklarimet e tilla po dëgjojmë gjithandej. Në vend që ta trajtoni sot se si duhet të veprohet, ju po tentoni ta keqpërdorni situatën e krijuar”.
“Janë pak 10 milionë euro. Sot ju ftojmë që të ndahen 25 milionë euro për fazën e parë sepse as këto nuk do të ju dalin”.
“Mos e keqpërdorni situatën e rënduar. Mos e keqpërdorni frikën duke u munduar ta kaloni buxhetin që nuk lidhet drejtpërdrejt me situatën e pandemisë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...