Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ministri Veliu vlerësoi se është shumë i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit, sidomos mes dy policive në koordinimin e aktiviteteve rajonale për parandalimin e krimit të organizuar dhe luftimin e migracionit ilegal.
Poashtu ministri Veliu theksoi rëndësinë për përkrahjen e Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, theksoi përkushtimin e shtetit të tij në përkrahjeve të gjitha iniciativave, çofshin edhe rajonale për bashkëpunim me qëllim në përmirësimin e sigurisë së dy vendeve dhe të Ballkanit perëndimor./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...