Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) po e përcjellë me vëmendje zbatimin e vendimit të datës 11.03.2020 të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit mësimor-edukativ në Republikën e Kosovës për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19).
Sipas informacioneve të pranuara deri tani, MAShTI është njoftuar se në disa Komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës nuk është duke u respektuar.
MAShTI u bën thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa të menjëhershme që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë.
MAShTI thekson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës është masë adekuate parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe në këtë drejtim, çdo tentativë për politizim të çështjes apo mos-zbatim të këtij vendimi, i cili ka karakter obligativ, është i papranueshëm dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, përkatësisht nenit 250. /arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic