Në Itali mbi 12 mijë persona janë infektuar me coronavirus. E numri i viktimave ka shkuar në mbi 800.
Në këtë vend është shpallur karantina, kurse mbrëmë është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kompanitë, përveç atyre që domosdoshmërisht duhet të funksionojnë.
Janë ndaluar tubimet publike, janë mbyllur kafiteritë, restorantet, teatrot dhe kinematë.
E videot e publikuara më poshtë shfaqin pamjet live në Venedik dhe Romë, që tregojnë gjendjen reale në këto dy qytete italiane.
Aty vërehen dukshëm rrugët e zbrazëta që dikur gumëzhinin nga zhurma e numrit të madh të turistëve. /Telegrafi/
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës