Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të disa monedhave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të disa monedhave
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...