Italia, vendi më i goditur në Evropë nga virusi Covid-19, ka hyrë në ditën e dytë të izolimit për shkak të koronavirusit, ndërsa në ndihmë i ka dalë shteti me më së shumti viktima të virusit të ri në botë, Kina.
Një ditë pasi presidenti kinez deklaroi se vendi i tij është duke shkuar drejt fitores në luftën me koronavirusin, shteti komunist sot e dërgoi një sinjal të fuqishëm duke i ofruar ndihmë konkrete Italisë.
Ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili është përkujdesur më parë që të kultivojë lidhje të ngushta me Pekinin, e zhvilloi një bisedë me homologun e tij kinez, Wang Yi.
Kështu, Kina ia ka ofruar Italisë 100 mijë maska, 20 mijë palë rroba mbrojtëse dhe 1 mijë ventilator. Mediet shtetërore kineze gjithashtu raportuan se Kryqi i Kuq Kinez po e shqyrton mundësinë e dërgimit të një ekipi mjekësor në Itali.
Ndryshe, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se janë ndarë 25 miliardë euro për fondin e masave kundër koronavirusit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Tash për tash, tri shtete të Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca dhe Republika Çeke – e kanë ndaluar eksportimin e maskave për t’i siguruar që stafi mjekësor dhe banorët e tyre të mos kenë mungesë të këtyre pajisjeve.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...