Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe zyrtarisht nga zyrtarë të lartë amerikanë se SHBA-ja po shqyrton mundësinë e largimit të trupave nga Kosova. Pas kësaj ka reaguar ambasadorja Vlora Çitaku e cila ka thënë se kosovarët janë shumë falënderues ndaj Amerikës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shpërndarë disa mesazhe të fëmijëve nga Kosova, për trupat amerikane.
“Lexoni për një moment këto letra që fëmijët e Kosovës ua kanë dërguar ushtarëve amerikanë dhe do ta kuptoni se sa e madhe është mirënjohja që Kosova ndjenë për SHBA’të”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Thonë se fëmijët janë njerëzit më të sinqertë.
Lexoni për një moment këto letra që fëmijët e Kosovës ua kanë dërguar ushtarëve amerikanë dhe do ta kuptoni se sa e madhe është mirënjohja që Kosova ndjenë për SHBA’të
Për të gjithë amerikanët: Kosova është shtëpia juaj!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...