Në internet po qarkullojnë fotot që tregojnë sesi pacientë në terapi intensive në spitalin e Kremonës në Itali, janë vendosur në shtrat me fytyrën poshtë.
Mjekët thonë se ky pozicion mund të përmirësojë funksionin e ventilimit e t`i ndihmojë edhe më shumë mushkëritë duke i nxitur të punojnë më mirë pasi redukton presionin që ato kanë.
Një zyrtar i lartë italianë i shëndetësisë paralajmëroi se kriza e koronavirusit “ është si një bombë që shpërthen”’ .
“ Virusi përhapet tmerrësisht shpejt, është si zjarri”, tha profesor Giacomo Grasselli, koordinuesi i rrjetit të njësisë të terapisë intensive në rajonin e Lombardisë, vatra kryesore e sëmundjes në Itali.
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar prej tij është të ndryshojmë sjelljen e njerëzve, t`i bindim të qëndrojnë në shtëpi, ata duhet t`i shmangin vendet e mbipopulluara, dhe të lajnë duart. Duhet të jenë të gjithë shumë të kujdesshëm në këtë periudhë”, paralajmëron ai.

Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...