Nënkryetari i LDK-së dhe zëvendësministri i Kulturës, Ismet Beqiri, ka 0dhënë paralajmërime për lëkundje të koalicionit qeverisës, duke thënë se pa përkrahjen SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse duhet zgjedhur partneritetit-koalicionit qeverisës dhe partneritetit me SHBA-të, “LDK pa asnjë dilemë duhet të jetë dhe është për këtë të dytën.
Beqiri ka kërkuar reflektim për situatën aktuale.
Postimi i plotë i Beqirit:
“Pa miq, pa përkrahjen e partnerit tonë kryesor SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
LDK në mes partneritetit-koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të duhet të jetë dhe është për këtë të dytën, pa asnjë dilemë.
Duhet të reflektojmë urgjentisht.
Me miq dhe shtet nuk mund të luhet.”, ka shkruar Ismet Beqiri në një shënim në Facebook.
Senatori amerikan David Perdue, kishte deklaruar sot se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
Kjo deklaratë e tij është mbështetur nga disa figura politike të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2654529354779600&id=1776091339290077
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...