Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore në vend, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit.
Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar angazhim më të madh dhe rol më aktiv nga kryeprokurorët në mbikëqyrjen e punës në prokuroritë të cilat ata i drejtojnë.
Në këtë kontekst, është kërkuar që të ketë raportim javor për punët, të arriturat dhe sfidat në menaxhimin e prokurorive përkatëse, duke avancuar kështu komunikimin dhe informimin e brendshëm ndërmjet kryeprokurorëve me Kryeprokurorin e Shtetit.
Gjithashtu, në këtë takim është kërkuar që të zbatohet në përpikëri edhe Rregullorja për Shërbimin e Komunikimit Publik të Sistemit Prokurorial nga ana e prokurorëve dhe kryeprokurorëve, ashtu siç është e caktuar edhe me nenet përkatëse të kësaj rregulloreje.
Ky takim ishte në vazhdën e kolegjiumeve të rregullta të cilat i mbanë Kryeprokurori i Shtetit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...