Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë, transmeton arbresh.info
“Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në SHBA, Minerva Schools në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2% dhe kishte fituar bursë. Nga 2013, Dorotea udhëheqë iniciativën humanitare Project Maat, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë. Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve”, bëhet e ditur në njoftimin e nisur nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/

Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...