Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim Bordin e organizatës joqeveritare Germin, e cila merret me çështje të diasporës.
Kryetarja Osmani ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare.
Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që ofron diaspora, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, poashtu edhe me ofrimin e kapaciteteve profesionale.
Ndërkaq përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se janë të interesuar ta mbështesin punën e institucioneve të Kosovës me ekspertë nga diaspora të fushave të ndryshme.
Në këtë takim është ngre edhe çështja e të drejtës së votës së diasporës dhe përmirësimit të kornizës ligjore për këtë çështje./arbresh.info
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...