Këngëtarja e njohur shqiptare Ryva Kajtazi njihet si pjesë e skenës muzikore shqiptare që nga viti 2004, kur ishte pjesë e PoliFestitit, me këngën “S’ka Problem”.
Ajo përpos si këngëtare njihet edhe si aktore, pasi ka të përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë në degën e aktrimit, shkruan Indeksonline.
Ryva sot feston ditëlindjen, me ç’rast mbush 40 vjeç, derisa ajo ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe kjo është dhurata më e mirë.
“Gëzimi i një nëne fillon kur nje jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbel”, ka shkruar Ryva Kajtazi, duke ia bashkëngjitur disa fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...