Kurti: Nuk kam prioritet më të lartë sesa kthimi i dinjitetit tek mësuesit

19:34 | 7 Mars 2020
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka drejtuar një letër publike Sindikatës së Bashkuar për Shkencë, Arsim dhe Kulturë, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Kuvendit, me rastin e 7 marsit- Ditës së Mësuesit.

Kurti në këtë letër flet për rëndësinë e arsimit për vendin tonë.

Ai thekson se nuk ka prioritet më të madh sesa kthimi i identitetit tek mësuesit.

“Prandaj edhe sot si kryeministër i vendit nuk kam prioritet më të lartë sesa kthimin e dinjitetit të mësuesit, të arsimtarit, të mësimdhënësit, se sa kthimin e vëmendjes kah dija dhe kah arsimi, kah shkenca dhe kultura. Të ardhmen e fitojmë vetëm me dije dhe arsim. Për mua edukimi është takimi i parë i nxënësit me mësuesin. Fundja, fëmija në shkollë e takon shtetin. Dhe, shteti vjen, para së gjithash, si mësues. Ditën kur fëmija hyn në klasë të parë për herë të parë nuk duhet të ketë rëndësi kush janë prindërit e tij apo të saj dhe sa para kanë, apo prej cilit rajon vijnë e ku është duke u rritur, por kush është mësuesi apo mësuesja e tij apo saj “-shkruan Kurti.

Letra e plotë:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/820517541781465

Shpërndaje në rrjete sociale