Përkundër se ditëve të fundit disa ushtarë u vranë pas rritjes së tensioneve në Siri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Moskë.
Ata u morën vesh për armëpushim ën qytetin e Idlibit në Siri dhe ndërprerjen e veprimeve ushtarake. Putin tha që bisedat e tij me Erdoganin kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë.
Marrëveshja e arritur, parasheh ngritjen e një korridori 12 kilometra të gjerë nëpër autostradën M4, transmeton Gazeta Express. Korridori do të patrullohet së bashku nga forcat turke dhe ruse, duke filluar nga 15 marsi.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi sonte nga ora 00:00.
Marrëveshja, sipas dy liderëve, do t’i japë fund vuajtjeve të popullit dhe do të ndihmojë në ndalimin e krizës humanitare në të cilën ndodhet populli sirian.
Kriza e refugjatëve që ka shkaktuar lufta në Siri, ka bërë që BE’ja të gjendet e papërgatitur. Një numër shumë i madh i refugjatëve kanë mësyrë BE’në.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...