Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit A.S për veprën penale Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, nga neni 232 par.2 të KPRK-së.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) viteve, i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
Të akuzuarit A.S në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020.
“I akuzuari A.S është akuzuar nga Prokuroria pasi që në muajin tetor të vitit 2019 në Prishtinë, përmes aplikacionit kompjuterik “E-MULE”, duke shfrytëzuar internetin e hotelit “Kika”, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga policia duke i shpërndarë nga Laptopi i tij, si dhe kishte vënë në dispozicion pornografi për fëmijë, ashtu që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin E-Mule ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...