Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten (05.03.2020) është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në këtë vizitë, të parën në komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për ta trajtuar kryeqytetin me prioritet. Prandaj tha se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është MIA.
Më tutje, ministri Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës