Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më ceremoninë për shënimin e Epopesë së UCK-se ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndryshoi popullin.
“Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen. Edhe nëse përdorim mijëra fraza, akti i tyre mbetet i pathyeshëm”, ka thënë ai
Kurti ka shtuar se Kosovës i duhet ushtri që i garanton territorin.

“Ne duam një ushtri të fortë profesionalë, qe mbron dhe garanton sigurinë tonë territoriale. Jemi vend e popull që nuk nënshtrohemi, nuk bëjmë naivin me një shtet që nuk na njeh dhe armatoset vazhdimisht”, ka shtuar Kurti.
Ai kërkoi bashkim pavarësisht dallimeve politike.
“Borxhi ynë ndaj Jasharëve shlyhet vetëm me shtet ndërtim, unë kërkoj bashkëpunim pavarësisht dallimeve që kemi”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...