Me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, është organizuar parakalimi i trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e lider të rëndësishëm të Kosovës, shkruan arbresh.info.
I pari i vendit, Hashim Thaçi tha se heroizmi i Jaharëve zgjoi kosovarët dhe botën.
“Gjendemi në ushtrinë e Kosovës, në kazermën ‘Adem Jashari’ për të nderuar ushtrinë e Kosovës. Heroizmi i Jasharëve zgjoi dhe mobilizoi botën shqiptare, i vuri në punë të gjithë diplomacinë botërore për Kosovën”, tha Thaçi.
Ai shtoi se i është mirënjohës ShBA-ve dhe vendeve perëndimore.

“Kosova u shlirua, me sukses kaloi fazën e tranzicionit, u konsoliduam si shtet, Kosova është skorie e suksese dhe secili qytetarë duhet të ndjehet mirë dhe krenar për kontribut. Jemi vend i paqes dhe stabilitetit, Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse shteteve perëndimore të SHBA-ve”, shtoi Thaçi.

Thaçi tha gjithashtu se Kosova është vend i paqes por do t’i përgjigjen çdo kërcënimi.
“Ata qe kërcënojnë Kosovën duhet të dinë se nuk rrezikojnë vendin tonë por përgjigjen do ta këna nga Kosova në vendin e tyre”, tha ndër të tjera Thaçi./arbresh.info/

Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...