Atletico Madrid është duke prirë në garë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Kroati ishte i lidhur me largimin nga “Camp Nou” pasi dështoi të hyjë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Atletico më herët ka pasur kontakt me 31-vjeçarin, ndërsa interesimi vazhdon dhe synon ta sjellë në “Wanda Metripolitano” në verë.

Rakitic nuk është duke gjetur formën më të mirë që prej kohës kur mesfushori, Frenkie de Jong u transferua në Barcelona duke ia zërë pozitën në formacionin e parë.
Kroati është i shumë kërkuar nga Manchester United dhe Inter Milan gjithashtu.
Skuadra e Diego Simeone momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa në vikend do udhëtojnë te Getafe./arbresh.info.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid