Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së LDK’së, raporton T7.
Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë, duke e paraqitur mbledhjen si të zakonshme.
Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.
Nuk e di se çka do të thotë presidenti. Do ta përcjellim tani kur të hyjmë ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.
Në mbledhje të kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti. /Express/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...