Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe anëtar të tjerë të këtij programi.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu ka njoftuar drejtoreshën Magno për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa po ashtu ka folur edhe për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, me theks të veçantë Vetingun.
Ministrja Haxhiu tha se USAID-i mbetet partner serioz i Ministrisë së Drejtësisë në projektet e përbashkëta në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa drejtoreshën Magno pasi falënderoi ministren Haxhiu, tha se USAID-i do vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Magno diskutuan edhe për koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./arbresh.info
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...