Pasi dështoi transferimi i yllit të PSG-së, Neymar te Barcelona gjatë verës së kaluar, kjo mund të ndodh në fund të sezonit.
Braziliani përsëri është në radarin e Kampionit të Spanjës, të cilët duan ta transferojnë për t’ia plotësuar dëshirën yllit të skuadrës, Lionel Messi, që publikisht ka kërkuar ribashkimin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Neymar që është i lidhur me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo është duke provuar të përfitojë nga neni i 17-të i FIFA, që e lejon një lojtar që ka mbushur 28 vjet dhe ka kaluar se paku tre sezone të largohet nga klubi përmes një bashkëpunimi financiar.

Kjo gjë varet nga Neymar dhe dëshira e tij për tu rikthyer në fanellën e gjigantit blaugranas.
Kontrata e kapitenit të Brazilit me “Parisienët” skadon në qershor të vitit 2022./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...