Përmes një deklarate për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi deklaratën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shpërndarjen e parlamentit më 15 mars si qesharake.
“Nga nesër përcaktohet procedura për dekretin e presidentit Meta. Shpresoj që dekreti të ketë argument të qenësishëm për kthimin e këtij ligji. Jam i bindur që ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kanë mekanizma të domosdoshëm zhbllokues. E garantoj presidentin që do ta shqyrtojmë dekretin dhe shpresojmë të gjejmë argument. Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur kreu i shtetit mund t’i drejtohet Kuvendit”, u shpreh Balla.
Më tej shtoi:
“Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin, Presidenti i vjen anash Kuvendit. Për ta shpërndarë, presidenti duhet ta kuptojë se është nën hetim për shkeljet kushtetuese. Deklarata se presidenti do të shpërndajë kuvendin është qesharake.”/TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...