Një vajzë tre vjeçare nga Siria, babai i së cilës i tha asaj se zhurma e bombave është vetëm një lojë dhe se me këtë lojë duhet të qeshim, ka arritur që të strehohet në Turqi.
Salva u bë hit në mediat sociale, pasi video ku ajo qeshte me zhurmën e bombave u bë virale, transmeton portal arbresh.info
Babai i saj i kishte thënë asaj se e gjithë ajo zhurmë është një lojë, përderisa aeroplanët luftarakë hidhnin bomba afër shtëpisë së saj në Idlib.

Qeveria turke ka ndihmuar vajzën dhe prindërit e saj që të kalojnë kufirin një javë më vonë pas shfaqjes së videos.
Idlib është kështjella kryesore e fundit e mbajtur nga rebelët në Siri.
Gati një milion njerëz kanë ikur në kufirin sirian-turk që nga dhjetori, në mes të luftimeve të mëdha në rajonin e Idlib midis rebelëve të mbështetur nga turqit dhe forcave të qeverisë siriane./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...