Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar kundër vendimit të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, për shkarkimin e Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores në SHBA.
Lajçi si jo rrallë herë komenton çështjet e ndryshme politike, ai tani është marrë me vendimin e e ministrit Konjufca.
Ai ka thënë se Konjufca po gabon, sepse Kosova nuk ka edhe një person si ajo që e mbron Kosovën, sipas tij ajo është arma më e fortë ndaj Serbisë.
Shkrimi i plotë Lajçi:
Z.Ministër dhe i nderuemi Glauk!
Nuk di pse po t’shkruej e s’di pse po t’lutem, për përsonin që pavarësisht orjentimeve e bindjeve partiake, ka qenë ma shumë se ambasador e ma shumë se ministër i punëve t’jashtme. Ka qenë zani ma i artikuluem i Kosovës në Vashington dhe arma ma e fortë n’Kombet e Bashkueme kundër Serbisë.
Z.Glauk, ndegjoje zanin e arsyes: Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën!
Pa çka që s’të don e s’me don?
Mos e kthe Vlorën, se nuk e ke edhe nji si ajo!
Përse Llavrov asht kaqë gjatë në t’njejtën pozitë?
Për shkak t’sukseseve!
Vlora asht e pazavendësueshme për momentin!
E damton Kosovën nëse e kthen!
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...