Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një përgjigjeje zyrtare lidhur me deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se presidenti duhej t’i raportonte Kuvendit para se të shkonte për vizitë në SHBA, ka thënë se Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme dhe që nga dhjetori i vitit 2019 i është kërkuar Kuvendit që të organizojë seancë, që presidenti t’i drejtohet deputetëve.
Zyra e Presidentit ka theksuar se të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme i subordinohen presidentit dhe jo anasjelltas, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, të cilat kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues lidhur me propozimet e tyre, shkruan arbresh.info.
“Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme. Si Zyre e Presidentit, në emër të presidentit Thaçi, qysh nga dhjetori i vitit 2019-të i kemi shprehur me shkrim gatishmëri Kuvendit, që presidenti t’i drejtohet deputetëve, por kjo seancë ende nuk është organizuar. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që presidenti kërkon t’u drejtohet deputetëve. Po ashtu, presidentit Thaçi i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.
Ndërsa, lidhur me propozimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për tërheqjen e disa ambasadorëve, Zyra e Presidentit ka thënë se deri më tash nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim për tërheqje ambasadorësh, por emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është e drejtë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Nëse këto propozime vijnë zyrtarisht nga ana e Qeverisë, presidenti gjithsesi që i shqyrton”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit./arbresh.info/
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...