Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me partnerin e qeverisjes janë marrë vesh para zgjedhjeve se do të largojnë taksën dhe do e zëvendësojnë me reciprocitet.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk ishte konsultuar me ta për vendimin që mori për largim të pjesshëm të taksës.
“Me LDK’në kemi marrëveshje të shkruar para formimit të qeverisë. Unë mendoj se ato që janë të shkruara mes dy liderëve të partive vlejnë më shumë në rast”, tha ajo në T7.
Tutje ajo shpjegon pse VV ka ngulmuar në vendosjen e reciprocitetit.
“Vetëvendosje e ka kërkuar reciprocitetin prej që ekziston. E drejta ndërkombëtare e pranon reciprocitetin si masë. Serbia nuk sillet me Kosovën si një shtet armik”, shton ajo.
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari