Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dëshiron t’i prish marrëdhëniet me SHBA-në.
Ai ka thënë se për këtë nuk është befasuar, shkruan arbresh.info.
“Taksa ndaj Serbisë nga Qeveria Kurti po përdoret si mjet ndëshkues kundër Kosovës, Qeveria e Kosovës po e bën këtë me qëllim të përjashtimit të SHBA-së nga dialogu. Kurti ka rrezikuar seriozisht raportet tona me SHBA dhe NATO, qasja e Kurtit për mua nuk është befasi por kuptoj që edhe populli ta kuptoj këtë”, ka thënë ai.
Haxhiu ka shtuar se Qeveria Kurti dëshiron marrëveshje vetëm me ndërmjetësimin e Grenellit dhe Lajçakut.
“Qeveria Kurti nuk dëshiron marrëveshje me ndërmjetësimin e Grenellit por do ndërmjetës Lajçakun e Borrellit, një spanjolli e një sllovaki që nuk e kanë njoftë ende Kosovën”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...