LDK synon që çdo veprim ta bashkërendoj së bashku me aleatet ndërkombëtar, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi.
Në seancën ku po diskutohet për heqjen e taksës ndaj Serbisë Gashi tha se vetëm të bashkuar si parti do të mund të dalim fitues në përfundim të dialogut më Serbinë.
“Me gjithëse tarifa kishte tjetër veprim ajo u cilësua si e dëmshme nga ndërkombëtaret. Qeveria e Kosovës kishte dështuar ta argumentonte këtë tarifë. LDK synon të bashkëpunoj dhe të marr veprime se bashku më aleatët tanë. Më tarifën e hequr në rast së dialogu nuk do ti ketë ato çka i presim atëherë do të vendoset një masë reciprociteti. Si prisje e dialogut Qeveria duhet të përgatis një kornizë negociuese. Neve na duhet unitet dhe duhet të jemi të bashkuar. Duke u bashkuar për dialog ne e heqim këtë tem nga axhenda jonë. Ne nuk duhemi ti frikësohemi dialogut për një marrëveshje përfundimtare por duhet të përgatitemi për të. Ne deputet e Kuvendit do të jemi instanca e fundit për ta miratuar apo jo përfundimin e marrëveshjes më Serbinë. Edhe në këtë fazë finale procesi final i dialogut do të jetë i mire për ne nëse jemi unikë”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...