KQZ do ta tërheqë shortin për zgjedhjet në Podujevë

07:26 | 2 Mars 2020
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do ta bëjë tërheqjen e shortit të renditjes së kandidatëve për kryetar të Podujevës.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune janë caktuar të mbahen më 15 mars, ndërkaq në garë janë vetëm tre kandidatë; Nexhmi Rudari – LDK, Shpejtim Bulliqi – Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu – PDK.

Kjo komunë do t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjes së kryetarit, pasi që Agim Veliu i cili ka mbajtur këtë pozitë, ka marrë postin e ministrit të Brendshëm pas koalicionit VV-LDK.

Shpërndaje në rrjete sociale