Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këmbëngulë në heqjen e tërësishme të taksës nga ana e Qeverisë Kurti.
Ai thotë se dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas largimit të plotë të masës 100 për qind të vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018.
Pas takimit në Uashington me Matthew Palmer, presidenti Vuçiq tha se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është pro heqjes së plotë të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.
“Palmer pajtohet me ambasadorin Richard Grenell që tarifat duhet të hiqen plotësisht. Nuk ka diskutime thelbësore me Prishtinën dhe nuk do të ndodhë derisa ata të heqin tarifat. Mund të flasim për asgjë, mund të takohemi, por nuk ka diskutime thelbësore për çështje të rëndësishme”, është shprehur Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në SHBA.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.
“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...