Ka përfunduar mbledhja gjithë ditore në Prevallë e qeverisë së Kosovës.
Para mediave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë ditës së sotme marrëveshja e koalicionit është shndërruar në plan të punës, shkruan lajmi.net.
“Ato që e kemi mbërri në marrëveshje të koalicionit e kemi shndërruar në plan të punës”, tha ai, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se nëse do të ketë takim tjetër për harmonizimin e qëndrimeve për taksën.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri tjetër, Haki Abazi tha se dita ka qenë e frytshme, me një agjendë të ngjeshur me diskutime nga minsitrat.
“Kemi pas një ditë të frytshme, me agjendë të ngjeshur me diskutime të mira nga ministrat. Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës, për masat që duhet marrë për të sanuar gjendjen brenda ministrive dhe për të parë prioritetet afat shkurta dhe afatmesme”, tha ai.
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...