Rama lajmëron aminsti fiskale: Qytetarë e emigrantë të mos i mbajnë paratë nën jastëk

14:26 | 29 Shkurt 2020
A. B.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria po bëhet gati që në një kohë të caktuar të bëjë një amnisti fiskale për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, kryeministri deklaroi se ka plot qytetarë e emigrantë shqiptarë që paratë i mbajnë “nën jastëk”, por që shumë shpejt do të kenë mundësin që t’i deklarojnë paratë e pasuritë nën aministinë fiskale që pritet të bëjë qeveria. Rama tha se do të ketë një afat kohor të kufizuar, por se kur dhe sa do të jetë koha, kryeministri nuk dha detaje.

Rama: Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh as me shumicë hajdutësh por me shumicë që punojnë. Por kur t’i shohin. Keni parë ndonjëherë ndonjë që punon. Del ai që ka probleme me kanalin dhe bërtet. Shqipëria shumë shpejt do i thotë të gjithëve tregoni xhepat. Por ka një ndryshim mes atyre të vendosura përmes krimit dhe atyre të vëna me punë. Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë. Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu. Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t’i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t’i sjellin paratë në Shqipëri dhe t’i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë. Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari.

Shpërndaje në rrjete sociale