Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me Zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, njëherit euro-deputetin gjerman, Rainer Wieland.
Gjatë takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për tajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.
Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Poashtu ministri Veliu, veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.
Ndërsa euro-deputeti, Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.
Ai ndau përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë. /arbresh.info/

Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...