Në Pejë u përurua shtatorja e xhudistes së njohur kosovare, Majlinda Kelmendit.
Në praninë e shumë personaliteteve të njohura vendore dhe ndërkombëtare, në Pejë u bë zbulimi i shtatores së kampiones olimpike.
I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj etj.
Kujtojmë se Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo ka fituar të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së