Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) do të mbaj sot tryezë diskutimi me temën “VETINGU NË KOSOVË: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”
Kjo tryezë diskutimi do të mbahet në Qendrën e Konferencave Orion, duke filluar nga ora 10:30, dhe ka për qëllim të diskutoj mbi një proces të mundshëm të vetingut, i cili konsiderohet të jetë i pashmangshëm për të siguruar integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“GLPS konsideron që një proces i duhur i vetingut i cili për qëllim do të kishte verifikimin e integritetit dhe etikës se të gjithë zyrtarëve; aftësinë dhe përgatitjen profesionale të tyre; afërsinë me qarqe kriminale apo partizane/politike të këtyre zyrtarëve mbetet forma e vetme për të nxjerr jashtë sistemit persona që kanë të kaluar të kontestuar, apo edhe janë direkt të përfshirë në afera korruptive, si dhe kanë vënë në mëdyshje integritetin e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.
Në fillim të diskutimit, GLPS do shpalos disa nga parimet themelore në bazë të të cilave mendojmë se do të duhet të ndërtohet procesi i vetingut dhe do ofroj një numër propozimesh të cilat do shërbejnë si udhërrëfyes për fillimin e dizajnimit të këtij procesi nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës. Në vazhdim, panelistët do ftohen të diskutojnë mbi këto propozime, sfidat dhe veprimet e ardhshme, që do siguronin një proces kredibil të vetingut të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...