Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të pushtojë tregun botëror me projekte të suksesshme.
Duke pasur një famë të madhe nëpër botë, padyshim se secila paraqitje e saj bën bujë të madhe te publiku dhe komentohet tej mase nga mediet rozë, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundmi është shfaqur nga Sydney i Australisë, ku ka marrë gjithë vëmendjen e veshur plot stil me veshje sportive, por si gjithmonë bukuroshja shqiptare duket më e bukur se kurrë.
“Hani perime, lani duart dhe bëhuni të mirë”- ishte mesazhi i Duas në mbishkrimin e fotografive.
Ndryshe, “Physical” është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më 3 prill.
Lipa ka publikuar tre këngë nga ky album: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”. /arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...