Vendet jashtë Kinës nuk janë të gatshme akoma të përballojnë pandeminë e coronavirusit.
Kështu të paktën mendon Bruce Aylward, një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Aylward, një epidemiolog thotë se vendet të cilat nuk janë pajisur me teknologjinë e Kinës, do të hasin në vështirësi nëse virusi zgjerohet.
“Kemi ardhur në përfundim se bota nuk është gati”, ka thënë Aylward të martën në një konferencë shtypi.
“Mund të përgatitemi shpejt, por duhet të mendojmë se si duhet ta menaxhojmë sëmundjen”, është deklaruar ai.
Aylward i cili drejtoi misionin e COVID-19 në Kinë vlerësoi karantinat në shkallë të gjerë të vendit, dhe masat e kontrollit, si dhe aftësinë e laboratorëve për strehuar mijëra njerëz nga virusi.
“Merreni shembullin e Kinës, ata janë shprehur të gatshëm të përballojnë këtë gjendje”, ka thënë Aylward.
Paralajmërimi i tij vjen pasi përhapja e virusit është zgjeruar me të madhe në vende të ndryshme të botës.
Kujtojmë se virusi, i cili u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, ka vrarë të paktën 2,700 njerëz dhe ka infektuar 80,000 të tjerë, kryesisht në Kinë.
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...